Hapësire reklamuese

Bota

Mitsotakis në Izreal, pritet të takojë Benjamin Netanyahun

Shkruar nga Newsbomb
Mitsotakis në Izreal, pritet të takojë Benjamin Netanyahun

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Izrael. Sipas njoftimit zyrtar së shtypit të kryeministrit Mitsotakis, mësohet se ai do të zhvillojë një takim në Jeruzalem me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbërriti në Izrael, ku pas pak kohësh do të ketë një takim në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu”, thuhet në njoftim, teksa më tej bëhet me dije se Mitsotakis pritet të kthehet në Athinë gjatë orëve të pasdites.

Të shtunën Mitsotakis mori pjesë në Samitin për Paqe të mbajtur në Kajro ku dhe kërkoi dënimin e Hamasit për sulmet e bëra së fundmi në Izrael.

“Hamasi është një organizatë terroriste. Nuk janë palestinezët. Populli palestinez nuk e meriton këtë. Presidenti Abbas, i cili përfaqëson Autoritetin Palestinez, ka qëndruar me guxim kundër dhunës që nga fillimi i krizës”, tha Mitsotakis.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese