Hapësire reklamuese

Bota

Mitsotakis mesazh të qartë Erdoganit: Territori grek nuk preket, pretendimet turke janë të pabaza

Shkruar nga Newsbomb
Mitsotakis mesazh të qartë Erdoganit: Territori grek nuk preket,

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ia ka bërë të qartë presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, se territori grek nuk do të preket.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ai kritikoi provokimet e udhëheqjes turke.Mitsoktakis i quajti të pabaza pretendimet e Erdoganit për ishujt grekë.

“Nëse presidenti Erdogan dëshiron të flasë për “vijat e kuqe”, atëherë them këtë: pretendimet turke për sovranitetin e ishujve të Greqisë janë të pabaza dhe të papranueshme”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij vënia në dyshim e sovranitetit të territorit grek kalon “vijën e kuqe” për të gjithë grekët”.

“Dhe si kryeministër i Greqisë unë nuk do të bëj kurrë kompromis për gjithçka që ka të bëjë me integritetin territorial, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tim. Greqia nuk do të ngacmohet nga askush”, theksoi Mitsotakis.

Sondazh

Poll