Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Mitsotakis i tregon vijën “e kuqe” Turqisë: Historia na mëson se kushdo që shkel kufijtë dënohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip  Erdogan pas shkeljes së vijës ajrore dhe detare nga ana e Ankarasë.

Me një gjuhë kërcënuese, duke paralajmëruar për një vijë “të kuqe”, Mitsotakis shprehet se kushdo që shkel kufijtë do të dënohet.

“Ujërat tona do të mbeten të pathyeshme, kufijtë tanë janë blu dhe jo gri dhe historia na mëson se kushdo që shkel kufijtë dënohet” tha Mitsotakis.

Siç theksoi kryeministri grek kantieret detare në Skaramanga dhe Elefsinë do të mbeten të hapura.

“Anija raketore do të udhëtojë kudo me të vërtetën e historisë, se kufijtë tanë janë blu dhe jo gri. Marina po bëhet më e fuqishme siç është Forca Ajrore me Rafale dhe F-16 Vipers të përmirësuar dhe Ushtria po modernizon aftësitë e saj sipas dizajnit. E përsëris, problemet zgjidhen në mënyrë paqësore dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe është një gabim i madh për disa që përpiqen të helmojnë opinionin publik duke zbuluar armiq atje ku ata nuk ekzistojnë,” përfundoi Mitsotakis.

Më shumë




spot_img








spot_img