Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
34 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Mitsotakis: Greqia mbështet Ballkanin Perëndimor në përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Greqia është mbështetëse e Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u anëtarësuar në BE

Deklarata e tij vjen në të njëjtë ditë kur po mbahet edhe samiti i Bashkimit Europian në Bruksel.

albsig

spring

 “Greqia qëndron në anën e Ballkanit Perëndimor, si ekonomia më e madhe në rajon, si një vend që ka korrur përfitimet e anëtarësimit në familjen europiane”, deklaroi Mitsotakis.

“Plot 19 vjet më parë, në Samitin e Selanikut hapëm rrugën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Fatkeqësisht, progresi që është bërë nga samiti praktikisht është minimal. E jam tërësisht i qartë përse në vendet e Ballkanit Perëndimor mbizotëron një mosbesim relativ rreth qëllimit të Bashkimit Europian, për të përfshirë realisht vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane”, ka theksuar Mitsotakis. Tashmë është një shans për të rifilluar këtë proces me intensitet edhe më të madh. Kusht i domosdoshëm është zgjidhja përfundimtare e mosmarrëveshjes mes Sofjes në mënyrë që tyre të fillojnë zyrtarisht negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për procesin e anëtarësimit të”, vazhdoi kryeministri.

“Greqia qëndron në anën e Ballkanit Perëndimor, si ekonomia më e madhe në rajon, si një vend që ka korrur përfitimet e anëtarësimit në familjen europiane. Greqia do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian. Mendimi im është se është shumë e rëndësishme të jepet një moment historik specifik në mënyrë që ky proces të përfundojë”.

Në përfundim të deklaratës së tij, Mitsotakis nënvizoi: “Propozimi im për Komisionin Europian është që ky moment historik të jetë në vitin 2033, tridhjetë vjet pas Samitit të Selanikut, në mënyrë që Ballkani Perëndimor dhe shtetasit e këtyre vendeve të jenë në dijeni se në fund të këtij procesi të gjatë ata mund të arrijnë me të vërtetë të anëtarësohen në familjen europiane. Greqia do të qëndrojë pranë këtyre shteteve, në këtë përpjekje të vështirë, në këtë rrugëtim të gjatë që ata kanë nisur tashmë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img