Hapësire reklamuese

Rajoni

Mitsotakis e thotë hapur: Çështja Beleri ka ndikuar në marrëdhëniet me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Mitsotakis e thotë hapur: Çështja Beleri ka ndikuar në

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur gjatë në një intervistë për “Skai Tv”, për disa çështje.

E gjatë intervistës ai nuk la pa përmendur edhe çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, teksa tha se kjo çështje u bë shkak dhe për “ftohjen” e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Ne kemi shprehur rezervat tona të forta. Jo vetëm që nuk iu dha mundësia të betohet gjatë kohës që ishte në paraburgim, por edhe tani që kemi vendimin e gjykatës nëse ka qenë një proces i drejtë”, tha ai, duke nënvizuar se mënyra se si Shqipëria e trajtoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Kathimerini” shkruan se në këtë mënyrë Mitsotakis la të kuptohet se Athina pret një lëvizje nga pala shqiptare edhe në shkallën e dytë, ku Fredi Beleri ka ankimuar vendimin që e dënoi e me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese