Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Mitsotakis deklaratë të fortë në parlament: Greqia do të sigurojë 12 milje edhe në detin Jon. Ministri i Jashtëm vizitë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis, nga parlamenti ka deklaruar se Greqia do të sigurojë 12 milje edhe në detin Jon.

Ndërkaq ai ka bërë me dije se për këtë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, ndërsa shton se ai do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë.

“Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë.

Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh Mitsotakis, siç raporton “Protothema“.

Ai i ka bërë këto deklarata duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll