Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Mitingu përmbyllës i PS në TIRANË, RAMA: Në 25 Prill ta bëjmë BRESHËR mbi kutitë e VOTIMIT! Është një test karakteri

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Në 25 prill do të përballeni me një test karakteri”, kështu i është drejtuar kryeministri Edi Rama mijëra mbështetësve të Partisë Socialiste në sheshin “Skënderbej”, ku po mbahet mitingu përmbyllës për Tiranën.

Rama tha se shqiptarët duhet të votojnë për t’u ndarë njëherë e mirë nga figurat e së kaluarës që i shfaqen popullit në momente të caktuara historike duke i propozuar rrugë të shkurtra që e nxjerrin për gjatë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

A e dini pse filloi shiu? Që ne por edhe e gjithë Shqipëria të mos harrojë, se ka shiu gjithë këto ditë që bie, bie, bie për të paralajmëruar breshërin e madh në kutitë e 25 prillit. Dhe zgjedhja e gjithsecilit është të bëhet pjesë e atij breshëri. Apo të qëndrojë në atë karvanin që duket si në filmin Koncert në vitin 1936. Ju kujtohet ai plaku që i jepte gaz për të prishur koncertin, ai është në Lalëz, u bë gogol, por është edhe komshiu i tij, si ato çingijet që vinin rreth marmitës për të tërhequr njerëzit, për t’i thënë kthejani kurrizin koncertit, Europës, dhe ejani në vallen e batakut. Shqipëria më 25 prill do të përballet me një test karakteri, dhe shqiptarët do të duhet të vendosin anën në të cilën do të gjenden në datën 26. Në 25 prill është dita për të bashkuar të gjitha pakënaqësitë tona, dhe për t’i thënë tjetrit se pikërisht që ka pakënaqësi, ne do të ngjitemi në lartësinë sepse ky është misioni ynë.

Shumëkush thotë çe do Edi Rama mandatin e tretë. Mandati i tretë nuk është për mua, por për të zbrapsur përfundimisht atë mallkim të historisë tonë, që i shfaqet shqiptarëve si personazhe të ndryshme dhe i josh drejt rrugëve të shkurtra që të nxjerrin gjatë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img