Hapësire reklamuese

Politikë

Mitingjet përmbyllëse, Basha i “vë kapak” nga Tirana, surprizon Rama

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e premte, dy forcat më të mëdha politike në vend, PS dhe PD do mbyllin zyrtarisht fushatën elektorale.

Ndërsa LSI mitingun madhështor e mbajti disa ditë më parë në Tiranë, PD-ja dhe PS-ja do përmbyllin gjithçka të premten.

Basha “i vë kapak” fushatës në një miting në Tiranë, të premten e orës 19:30 ndërsa Rama ka menduar që mitingun e Tiranës ta zhvillojë nesër (e enjte) në sheshin “Nënë Tëreza” e ndërsa finalin, e ka rezrvuar për në Vlorë. Rama do të shkojë në Lungomare dhe prej andej do mbyllë këtë fushatë.

Kujtojmë se kryeministri kandidon si deputet pikërisht në qarkun e Vlorës dhe renditet i gjashti në listë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll