Ndonëse ka kaluar gati një javë nga zhdukja e të riut kuksian, teksa ishte duke mbledhur boronica në bjeshkët e qytetit, Policia nuk ka arritur të bjerë në gjurmët e tij.
Misteri thellohet më tepër sepse vetem disa orë, pasi familjarët e raportuan të zhdukur, disa faqe lokale të qytetit të Kukësit raportuan se 27 vjecari Melidin Adili ishte gjetur i strehuar në çadrën e disa turistëve për shkak të motit të keq.
Fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu, ndërsa tashmë është edhe Policia e Kosovës, që ka nisur kërkimet për gjetjen e tij. Vullnetarë dhe efektivë të Policisë në Prizren kanë zhvilluar një operacion për gjetjen e të riut kuksian, por ende pa rezultat.