Një student i fiksuar pas mistereve, Iluminatit dhe alienëve është zhdukur pa gjurmë nga dhoma e tij teksa ishte e mbyllur me kyç.
24 vjeçari Bruno Borges u zhduk nga shtëpia e tij në Brazil të hënën e fundit.
Sipas mediave braziliane, studenti la pas dhomën e tij të mbyllur brenda së cilës u gjetën simbole mistike, statuja, kode dhe disa libra.
Në mes të dhomës së tij dallohet statuja e dijetarit italian të shekullit të 16-të, Giordano Brun, i pari që insistoi në ekzistencën e alienëve, shkruan Newsbomb.al.
Prindërit e shqetësuar thonë se ai nuk është larguar kurrë më parë nga shtëpia ndërsa telefonin e ka të fikur.
Studenti i kishte kërkuar para të afërmve për t’i financuar 14 librat për të cilat po punonte, dhe që sipas tij “do të ndryshonin njerëzimin”.
Pamje nga dhoma e tij: