Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë në Kavajë/ Gazetarja Anila Hoxha: Në pishinën e mbyllur nuk u gjet asgjë komprometuese përveç një shishe birre!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë në ambientet e një hoteli në Qerret, Kavajë, ku u gjetën të pajetë 4 tursitët rusë.

Ajo rrëfeu në emisionin “Open”, se nuk kishte asgjë kompromentuese në dhomën ku ata po shijonin pishinën dimërore, duke hedhur poshtë të gjithë pistën e mbidozës nga kokaina që mund të kishin marrë prindërit me vajzën dhe i fejuari i saj.

Anila Hoxha: Sipas versionit që policia e Kavajës dhe një grup hetimor nga Tirana, tregohet itinerari i 4 turistëve rus që raportohet se mbërritën në Shqipëri në datën 10 të së dielës në një hotel me 5 yje në Qerret, një zonë e frekuentuar shumë vitet e fundit. Të 4 turistët kanë udhëtuar si turistë, në hotelin që qëndronin ishin vetëm familjarët, ndërsa të tjerët ishin në zona të tjera hoteliere.

Ata kishin telefonuar për të frekuentuar zonën xhakuzi rreth orës 20:00. Është pyetur i gjithë stafi, ndonëse kishin vendosur orar fiks, kanë mbërritur rreth orës 20:30, megjithë ndërhyrjen e recepsionistes, e cila është dëshmitarja kyçe e dy bashkëshortëve, vajzës dhe partnerit të vajzës. Ata kanë kërkuar privatësi dhe është gjetur vetëm një shishe me birrë dhe asgjë tjetër komprometuese për këtë ngjarje të pazakontë.

Pyetje: Ku janë gjetur konkretisht?

Anila Hoxha: Në njoftim paraprak njoftohet se viktimat po frekuentonin një sauna dhe përse mediat e raportuan këtë fillimisht. Në fakt po frekuentonin një pishinë të mbyllur. Janë gjetur jashtë ambientit të pishinës, por brenda ambientit të izoluar.

Pyetje: Po për overdozën?

Anila Hoxha: Ne nuk e kemi raportuar për asnjë moment. Kemi thënë që nuk po frekuentonin sauna por xhakuzi. Ne shkuam në Qerret, kontaktova me disa pushues që nuk dinin asgjë. Kemi kontaktuar dhe me persona përgjegjës por nuk pranonin të filmoheshin dhe nuk dhanë asnjë deklaratë mbi këtë ngjarje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img