Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

MISTERI I RAMËS NË PARIS/ 100 milionë eurot e investimit në Energji, projekti i mbetur pezull 8 muaj pas firmosjes çoi kryeministrin në takim me presidentin Macron

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në 31 korrik 2020 kryeministri Rama deklaroi bujshëm se Projekti i Parkut Fotovoltaik të Karavastasë për energjinë elektrike, ishte një shuplakë e madhe për të gjithë skeptikët që mendojnë për burokracinë apo Shqipërinë e korruptuar.

Francezët premtuan se do të hedhin 100 milionë euro në Karavasta, për projektin më të madh të energjisë elektrike, raporton newsbomb.al.

“Me marrëveshjen e sotme do të kemi një dëshmitar francez që do të mund të thotë qeveria ka treguar në këtë process për partnerët në ekonomi se Shqipëria nuk është e korruptuar, janë stigma të ndërtuara në kohë, jo pa arsye, në 30 vite të vështira të kalimit nga një regjim i mbyllur dhe e kishte bërë Korenë e Veriut mes Euronës, në një sistem demokratik me institucione të forta e të qëndrueshme” tha Rama në 31 korrik në nënshkrimin e marrëveshjes.

Por nga ajo kohë, kanë kaluar 8 muaj, dhe asnjë gjurmë e investimit francez nuk duket në shqipëri. Burime zyrtare, i thanë Newsbomb.al se palët janë ende në negociata. Pra marrëveshja ishte firmosur para tyre.

Ndaj për këtë arsye, dhe jo vetëm, Edi Rama drekoi dje në Paris, në Pallatin Elysee, me Presidentin francez Emanuel Macron, në një udhëtim vetëm 1 ditor.

Rama e përmendi shkarazi këtë projekt, mes tre të tjerëve për të cilët diskutoi sic tha me Emanuel Macron. Vetë zyra e shtypit e Macron nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Por cfarë eshtë projekti Fotovoltaik i Karavastasë?

Pretendohet të jetë parku energjetik më I madh në Ballkan me një fuqi prej 140 megavatësh dhe me një vlerë investimi 100 milionë euro.

Sebastien Clerc, përfaqësuesi i kompanisë së njohur franceze Voltalia kur erdhi në Tiranë në 31 korrik 2020 tha se ishte unik fakti të shikosh qeveritë të jenë të afta të shqyrtojnë të tilla procese me garën si fillim, dhe më pas me zbatimin në praktikë të kontratës që vijon”.

Por duket se në praktikë, gjërat nuk kanë shkuar sic duhet. Pas tetë muajsh nga nënshkrimi I marrëveshjes gjerat kanë mbetur pezull. Sipas përfaqësuesit francez parku do të ishte I dyti më I madhi në Francë dhe më I madhi edhe në Itali, pasi sipas përfaqësuesit të firmës, projekti I zbatuar në Itali ishte më I vogël se ky.

Voltalia ka ndërtuar tre projekte të vegjel jo shumë larg karavastasë. Ndaj francezët menduan se mund të kryenin biznes sipas parimeve të tyre. Dhe në këtë project të ri, nuk do të ishin vetëm ofrues shërbimi por edhe investitorë. Ideja është për të prodhuar dhe për të eksportuar energjinë elektrike.

Por c’ka ndodhur që projekti nuk po ecën? Janë 100 milionë eurot që do të hedhë kompania, që cuan kryeministrin Edi Rama në takim me Macron. Nuk dihet sesi do të vijojnë negociatat, por ndoshta, edhe para zgjedhjeve, qeveria mund të ketë dhenë fjalën të përfundojë procesin negociues për ti hapur rrugë invesitimit, raporton newsbomb.al.

Më shumë

spot_img
spot_img