Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Misteri i figurës së Arsen Muskurtit, vrasësi i çiftit në Tiranë foto me politikanë, biznesmenë dhe njerëz të fesë

Shkruar nga Newsbomb

Arsen Muskurti, i njohur dhe me emrin Hamza, ka qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme vëllain e tij dhe bashkëshorten, duke i lënë të vdekur në vend, shkruan newsbomb.al. Dritan dhe Nora Muskurti u vranë në biznesin që kishin në pronësi, në rrugën "Islam Alla".

Ka qenë pikërisht pronësia e biznesit, një agjenci udhëtimesh që çonte besimtarët myslimanë në vendet e shenjta, zanafilla e konfliktit mes dy vëllezërve. Ortak ka qenë dhe autori, por nuk dihet në ç'rrethana Arsen Muskurti është larguar dhe biznesi i ka mbetur vëllait tjetër, Dritanit.

Duket se udhëtimet në vendet e shenja e kanë "përplasur" Arsen Muskurtin me personazhe të njohur të politikës, biznesmenë dhe njerëz të fesë, edhe ndërkombëtarë. Autori i vrasjes së dyfishtë kishte në pronësi dhe një biznes të vetin, "Natural Vita".

Në disa nga fotot e mëposhtme, Arsen Muskurti shfaqet me politikanët kosovarë, me politikanë në Shqipëri, në Komunën e Tuzi. Nuk mungojnë as fotot as me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, biznesmenë dhe njerëz të fesë.

Madje, autori i vrasjes së sotme shfaqet dhe krah personalitete të larta në Arabi, ndaj figura e tij ka shumë mister, duke qenë se merr pjesë në konferenca takime të përbashkëta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed