Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Misteri i atentatit në Greqi, mediat: 6 viktimat nuk janë shqiptarë, dyshohet se janë turq

Shkruar nga Newsbomb

Gjashtë shtetas me kombësi të huaj janë ekzekutuar pasditen e djeshme në Loutsa të Athinës. Ngjarja është veshur me mister, së pari për identitetet e personave të ekzekutuar dhe së dyti për shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin e tyre.

Fillimisht, mediat në Greqi kanë raportuar se viktimat dyshohet se ishin të gjithë shqiptarë.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një mjet Ford Focus me targa gjermane RR-6666, kur u qëlluan me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje me targa false shqiptare dhe një motor. 25 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes ne Greqi/ © Credits iefimerida.gr Pamje nga vendi i ngjarjes ne Greqi/ © Credits iefimerida.gr

Këtë të martë, Prtothema.gr shkruan se gjashtë të vrarët nuk janë shqiptarë por dyshohet se janë turq me dokumente identiteti të rreme që i përkasin shtetit francez.

Skenari më i mundshëm nga autoritetet greke është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge. Atentatorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët i kanë bërë pritë makinës Ford Focus dhe më pas kanë vrarë të gjashtë personat që ndodheshin në të.

Skenari i pritës përforcohet nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat (brenda makinës). Pesë nga gjashtë viktimat u gjetën brenda në makinë, kurse e gjashta u gjet jashtë, duke u përpjekur të arratisej.

Pamje nga vendi i ngjarjes ne Greqi/ © Credits iefimerida.gr Pamje nga vendi i ngjarjes ne Greqi/ © Credits iefimerida.gr

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese