Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Misteri Alqi Bllako/ Nuk gjendet në banesë, avokati poston foto nga avioni: Ciao, përqafime

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbetet ende mister vendodhja e ish-deputetit Alqi Bllako, të cilin policia shkoi për ta arrestuar, por nuk e gjeti në banesën e tij.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, efektivët u nisën drejt shtëpisë së ish-deputetit për të bërë të mundur arrestimin e tij, por janë gjetur përballë një surprise të pakëndshme, pasi nuk e kanë gjetur atë në banesë. Ish-deputeti që dorëzoi dje mandatin nuk dihet ende se ku ndodhet.

Ndërkohë, avokati i tij, Sokol Hazizaj, ka postuar një foto nga avioni, ku shkruan: “Ciao, përqafime”. Një postim që lë shumë vend për dyshime, pasi ai duhet të ishte në Shqipëri për të mbrojtur interesat e klientit të tij. Çfarë ka dashur të thotë avokati me këtë postim? A është ai vetë që ka bërë foton, apo të jetë dikush tjetër?

Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga ana e Policisë, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img