Hapësire reklamuese

Aktualitet

Misteri 18 vjeçar i gruas shqiptare të vdekur në rrugët e Amsterdamit, holandezët rikthejnë çështjen, kërkohet ndihmë

Shkruar nga Newsbomb

18 vite më parë në rrugët e Amsterdamit u gjet trupi i pajetë një gruaje shqiptare që mendohet se është nga qyteti i Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998 në Holandë dhe një emision investigativ në këtë shtet ka rikthyer së fundmi çështjen. Gruaja shqiptare besohet se ishte nënë e 3 fëmijëve, por asgjë nuk dihet për të.

Gazetari Bernard Pecnikaj ka postuar këtë njoftim në facebook, ndërsa i ka bërë thirrje publikut shqiptar që të ndihmojë në identifikimin e vajzës dhe familjes së saj.

Postimi i Pecnikaj:

Te dashur miq. Kemi nevoje per ndihmen tuaj per te identifikuar nje vajze shqiptare te pajete, e gjetur ne rruget e Amsterdamit ne Hollande ne korrik te vitit 1998. Mendohet se eshte nga Elbasani dhe nene e tre femijeve. Karakteristikat jane keto:

- Gjatesia 151 cm

- Floket e zeza (te gjata)

- Syte kafe

- Trup i imet

- Disa shenja ne barkun e saj tregojne se ajo mbase kishte lindur femije.

- Ne te dy parakrahet e saj ajo ka tatuazhe ngjyre blu.

Nje koleg gazetar ne nje emision investigativ ne Hollande (pjese e kompanise Endemol) me ka kontaktuar personalisht dhe ka kerkuar ndihmen e publikut shqiptar per te identifikuar personin ne fjale. Une disponoj edhe foton e viktimes pak momente pasi eshte gjetur nga policia e Amsterdamit dhe ju kerkoj ndjese qe po publikoj vetem njeren prej tyre sepse te tjerat jane pak te renda per tu shfaqur....Do kerkoja nga te gjithe ata familjare qe u mungon nje pjestar i familjes (femer) qe prej vitit 1997-1998 dhe qe perputhet me karakteristikat fizike te pershkruara me lart te me kontaktoje ne inbox e te me dergoje dhe nje foto perkatese per te bere krahasimin. Faleminderit per bashkepunimin!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.