Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mister rreth rastit "Sibela", tezja: Vajza në foton e Tik Tok-ut nuk është mbesa ime

Shkruar nga Newsbomb

Tezja e Sibela Abedinit thotë se vajza në foton e publikuar krahë Altin Çokut në TikTok nuk është mbesa e saj. Në një lidhje telefonike për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, tezja e 27-vjeçares u shpreh se mbesa e saj është me flokë të kuqe dhe e dobët dhe se nuk ka lidhje me foton që thuhet se është ajo.

Sipas saj vajza në foton që u publikua në Tik Tok dhe prej së cilës Sibela shkoi drejt  aktit ekstrem të vetëvrasjes nuk është mbesa e saj.

Foto qe u publikua ne TikTok , Sibela dhe Altin Çoku Foto qe u publikua ne TikTok , Sibela dhe Altin Çoku

“Këtë foto e kam parë në rrjete sociale, nuk është Sibela ajo foto, Sibela ime është 50 kile njeri. Ajo foto që ka hedhur është me flokë të zeza dhe e shëndoshë, mbesa është me flokë të kuqe dhe e dobët. Nuk janë të vërteta, ato që ka thënë Altini, ka qenë shumë e qetë, e rregullt. Telefonin e ka policia të Sibelës, një telefon, nuk ka kamera sigurie”, tha tezja.

Sibela Abedini, vajza e vetevrare Sibela Abedini, vajza e vetevrare

Sibela Abedini nënë e një vajze 2-vjeçare i dha fund jetës mbrëmjen e së shtunës, 10 shkurt.

27-vjeçarja u hodh nga tarraca e katit të katërt të pallatit ku jetonte në Kamzë , pas publikimit të një foto intime ku ajo duket në krevat me TikTokerin Altin Çoku.

Sibela i ka kërkuar Altinit të fshijë foton, por ai nuk e ka bërë këtë gjë, e për pasojë Sibela vrau veten, sipas hetimeve të deritanishme nga policia.

Altin Coku Altin Çoku

Por tezja tha sot se vajza në foto nuk është mbesa pasi sipas saj, Sibela ishte e dobët dhe me flokë të kuqe. Po ashtu daja i Sibelës tha ditën e djeshme se Sibela është vrarë, duke hedhur poshtë pistën për vetëvrasje.

Mbetet për tu parë nëse pretendimet e të afërmve të Sibelës janë të vërteta ose jo, pasi të thënat e tyre janë kontradiktore me ato çka ka thënë Altini dhe me ato që policia ka nxjerrë si konkluzione deri më tani.

Lexo edhe: Nëna e Sibelës tregon si e bija u njoh me Altin Çokun: Shkoi për të pastruar banesën

Lexo edhe: “Nuk hëngri as bukë”, nëna e Sibelës rrëfen momentet e fundit të së bijës

Lexo edhe: “Të lutem fshije foton…”, gazetarja zbulon mesazhet e fundit të 27-vjeçares

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese