Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Mister në Greqi, skeleti i një njeriu gjendet në fuçi, në Kretë dyshojnë se është shqiptar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Skeleti i një njeriu, i dekompozuar është gjetur në ishullin e Kretës. Trupi që i përket një personi të seksit mashkull, është gjetur brenda në një fuçi rastësisht. Identiteti i tijd he shkaqet e ngjarjes janë ende mister.

Mediat në vendin fqinj thonë se dy janë pistat ku po hetohet. E para është zhdukja e një të riu shqiptar. Kjo ende nuk është e vërtetuar, pasi hetuesit thonë se mosha e re e shqiptarit të zhdukur nuk përputhet me atë të trupit që u gjet sot. Megjithatë do të priten rezultatet e ADN-së për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Pista e dytë e hetimit është ajo e ndonjë emigranti të huaj, por edhe kjo është një teori e momentit. Policia thotë se nga ekzaminimet mjekësore nuk janë konstatuar dëmtime të dukshme. Sipas tyre vrasja mund të jetë bërë me anë të mbytjes. Rezultatet e ADN-së pritet të zbulojnë kush është ky njeri,  i cili u gjet rastësisht në një fuçi.

Më shumë

spot_img