Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Misioni im” të Lulzim Bashës mund ta blini nga gjitha bota, kreu i PD e nxjerr librin në platformën e shitjeve online Amazon

Shkruar nga Newsbomb

Nëse jeni të apasionuar pas leximit, jeni mbështetës i PD dhe Lulzim Basha apo jeni kurioz për programin e forcës politike që Basha drejton, librin e tij mund ta blini tashmë në të gjithë botën.

“Misioni im” i Lulzim Bashës gjendet tashmë në platformën e shitjeve online Amazon, dhe kushton 9.60 dollarë. Libri i Bashës është ngarkuar në këtë platformë në 4 prill 2021 dhe në versionin e printuar ka 68 faqe.

Nëse nuk doni të blini versionin e printuar të librit por doni ta lexoni onli ne celular apo kompjuter, mund ta blini gjithashtu. “Misioni im: Letër e hapur shqiptarëve”, është titulli i librit në Amazon, ndërsa më poshtë ka dhe një përshkrim të shkurtër të tij.

“Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve.

Në të janë qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presiont politik; idetë mbi ndryshimin e sjelljes politike e të kthimit të mjedisit politik e publik në qetësinë dhe normalitetin europian; thirrjen për të bashkuar ëndrrat dhe dëshirat e çdo shqiptari për një rimëkëmbje të vërtetë kombëtare: ekonomike, kulturore, shpirtërore, me po atë forcën ndryshuese që shpesh shqiptarët kanë treguar se dinë ta bëjnë.

Lidhjet e tij familjare e personale me Kosovën, i japin këtij traktati një frymë kombëtare dhe shpjegojnë idetë e tij se si duhet t’i qasemi çështjes sonë kombëtare, jashtë nacionalizmit të zbrazur e për t’i kthyer shqiptarët në kontribuesit e vyer në rajon dhe në Europë.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll