Tirana
scattered clouds
8 ° C
8 °
8 °
93 %
1.5kmh
40 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
16 °
Sht
12 °
Die
17 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

“Misioni im”, Basha flet për librin e tij: Jam surprizuar pozitivisht nga vlerësimet, shoqëria ka etje për normalitet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë mëngjesin e sotëm ka folur për librin e tij ‘’Misioni im’’ duke thënë se ka marrë shumë vlerësime pozitive.

Basha u shpreh se nga vlerësimet e qytetarëve dhe shkrimtarëve sheh një etje të shoqërisë për normalitet.

Kreu i PD shprehet se në këtë libër ka dhënë mendimine tij të kahershëm për politikën.

“Do ishte botuar më përpara, nëse do ta kisha në dorë kohën time që okupohet nga aktiviteti i PD dhe fushata, nëse koha do ta kishte mundësuar, ndoshta në dhjetor ishte botuar. Është reflektim që rrallëherë mund ta bëjmë në studio, për fat të keq aty dominon e përditshmja, s’ka shumë vend për refleksion, që do i ndihmonte debatit, njohjes së problemeve, qytetarëve.

Në këtë libër jam përpjekur të jap mendimin tim të kahershëm për politikën, nga dita e parë se kam parë si profesion, si instrument për të goditur kundërshtarin, por si mision për të zgjidhur problemet e për të çuar para aspiratat.

Jam surprizuar pozitivisht nga vlerësimi apo reçenca. Nga lexuesit e thjeshtë tek shkrimtarët, publicistë,  njerëz aktivë në politikë. Më shumë se kompliment, etje e shoqërisë për normalitet, për t’i ikur zhurmës, teatrit, në veçanti 8 vitet e fundit si një instrument për t’i ikur bilancit. Politika kërkon besimin për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes, vendimmarrjes. Ky mekanizëm është shkatërruar. Ajo që dominon pastaj është zhurma, sajesa, mungesa e alternativës.Unike është mungesa e bilancit. Ka qeverisur 8 vite, fushata ka dhe 3 javë, s’dëgjojmë asgjë tjetër veç sharje e fyerje ndaj kandidatit për kryeministër” , tha Basha ndër të tjera.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img