Hapësire reklamuese

Aktualitet

Misioni i vëzhgimit të OSBE i prerë për zgjedhjet e 25 prillit: S’na intereson rezultati, por procesi (Deklarata e plotë)

Shkruar nga Newsbomb

Misioni i vëzhgimit të OSBE/ODIHR ka mbajtur një konferencë për mediat ku kanë folur në lidhje me zgjedhet që do të mbahen më 25 prill.

Përfaqësuesja, Urszula Gacek është shprehur se është një grup ekspertësh ndërkombëtarë që do të merren me të gjitha problematikat e zgjedhjeve.

Ajo tha se OSBE është e përkushtuar në këto zgjedhje dhe që shpresojnë që zgjedhjet të jenë të lira. Ndër të tjera ka thënë se nuk i intereson rezultati, por procesi sesi do të mbahen zgjedhjet.

‘’Do të trajtojmë çështjen e zgjedhjeve, sikur e dini do të jenë më 25 prill. Do të jemi një skuadër ekspertësh ndërkombëtare që do të merremi me të gjitha problematikat e zgjedhjeve.

Së bashku me ekspertët e skuadrës, shpresojmë të dalim edhe nga Tirana. Do të shohim çndodh në gjithë Shqipërinë, pasi dhe kushtet e pandemisë nuk na lejojnë të veprojmë siç duam. Jemi me ftesë të autoriteteve shqiptare. Jemi të ftuar nga Shqipëria. Të gjitha, OSBE është e përkushtuar për këto zgjedhje dhe shpreson për zgjedhje të lira e transparente. OSBE duhet të lejtohet t’i vëzhgojë këto zgjedhje, edhe Shqipëria është pjesë e OSBE.

Edhe për votuesit do të ketë sfida të reja. Do të shohin shumë aspekte. Do të shohim sa do të jetë në gjendje Shqipëria t’i mbajë. Të gjitha standardet që do të aplikohen në Shqipëri, do të shihen dhe me vendet e tjera. Si një skuadër ndërkombëtare, jemi të paanshëm në mënyrë strikte.

Kemi përfaqësues nga Polonia, Britania, Italia, Estonia, Bosnja, Armenia, Taxhikistani. Jemi këtu shumë kohë para zgjedhjeve, kemi vëzhguar situatën. Patjetër që vëzhgimi i zgjedhjeve do të jetë edhe më i gjerë. Do të shohim, se si zhvillohet fushata por edhe shumë elementë të tjerë. Do të kemi vëzhgues nga media.

Ditën e zgjedhjeve, jemi këtu si vëzhgues, nuk jemi për të ndërhyrë në zgjedhje. Thjesht jemi si vëzhgues. Nuk jemi të interesuar për rezultatin politik. Jemi të interesuar si do të shkojë procesi.  Do të qëndrojmë në vendin 17 maj, në mënyrë që të mbikqyrim gjithçka në lidhje me këto zgjedhje. Ka disa procedura. Do të ketë dhe një raport përfundimtar, ku përveç konkluziconeve do të ketë dhe rekomandimet tona,” tha Urszula Gacek.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll