Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Misioni i SHBA pranë OSBE reagon pas zgjedhjeve: Procesi u organizua në mënyrë transparente, por PS përdori administratën lokale; blerja e votës problem i MADH

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Misioni i SHBA-së pranë selisë së OSBE në Vjenë ka bërë deklaratë të fortë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021 në vendin tonë.

Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi se PS pati një avantazh krahasuar me opozitën, pasi kishte në dorë të gjitha pushtetet, përfshirë këtu atë lokal.

Elisabeth theksoi se sipas vëzhgimit të OSBE/ODIHR është vërejtur një problem i madh lidhur me blerjen e votave dhe shpërndarjen e të dhënave personale.

Mirëpo pavarësisht këtyre, ndërkombëtarët e cilësojnë procesin si të mirëorganizuar dhe transparent, ndërsa pozitive ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe pjesëmarrjen në garë të disa subjekteve partiake apo kandidatëve të pavarur.

Deklarata e plotë:

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin shqiptar për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare më 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja.

Siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë të lehtësuar rrezikun e votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA janë gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë.

Përmirësimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe ne akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpresojnë se në raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti”,

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img