Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mirush Kabashi tregon amanetin e Pirro Manit: Vendosi një buqetë të madhe me lule te gërmadhat e Teatrit; Fjalët për bashkëshorten Pavlina: Po jetoj falë saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur i skenës Mirush Kabashi ka treguar amanetin e fundit që regjisori i madh Pirro Mani ka lënë një muaj para se të ndërronte jetë, shkruan newsbomb.al. Ai kishte kërkuar nga Amerika ku dhe mbylli sytë përgjithmonë, që në gërmadhat e Teatrit Kombëtar të vendosej një buqetë e amdhe me lule.

“Edhe unë jam një nga ish-nxënësit e profesor Pirro Manit. Mendoj se në dy dekadat e fundit edhe një nga miqtë e tij. U trishtova shumë ndarjen nga jeta të profesorit tim. Megjithëse kam qenë prej një jave, nëpërmjet dy miqve. Kam komunikuar përditë. E dija që gjendja e tij ishte e rëndë. Herën e fundit ka qenë më datën 17 prill, tani. Më morën në telefon, Belizi bashkë me Nazon, më thanë jemi në Tiranë dhe do pimë një kafe.

Më thanë “ne sa po vijmë, nuk ka një gjysmë ore. Kemi shkuar dhe kemi vendosur një buqetë me porosit të Pirros, një buqetë të madhe me lule në gërmadhat e Teatrit Kombëtar.” Kjo ishte porosia e fundit, amaneti i fundit që Pirro la. U prehsh në paqe profesori im, miku i të gjithëve. Prozhektori më i fuqishëm i Teatrit, por jo vetëm në fushën e regjisurës, edhe në aktrim dhe mësimdhënien”, tha aktori Mirush Kabashi.

Më tej, ai tregoi dhe fjalët e Pirro Manit për bashkëshorten e tij, Pavlina Mani, shkruan newsbomb.al.

“Unë po jetoj veçanërisht këto dy dekadat e fundit, po jetoj në saj të kujdesit dhe përkushtimit të Pavlina Manit, të shoqes sime të jetës dhe kushteve që ka mjekësia në këtë vend të bekuar”, janë fjalët e Pirro Manit për bashkëshorten e tij Pavlina Mani.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img