Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Mirupafshim Kosovë”, ambasadori italian lë Prishtinën, Edita Tahiri: Një mik i mirë i yni, faleminderit për mbështetjen!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i Italisë, Nicola Orlando, ka përfunduar misionin e tij në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar vetë diplomati italian, përmes një postimi në Twitter.

Orlando ka publikuar një fotografi, ku shihet se është duke u larguar nga Prishtina, ndërsa falenderon qytetarët e Kosovës.

 “Mirupafshim Kosovë, faleminderit”, ka shkruar Orlando në foton që shpërndan në rrjetet sociale.

Ish-ministrja e Integrimit në Kosovë dhe njëherazi ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e konsideron Nicola Orlandon, një mik të mirë të vendit të saj.

“Një ambasador i mirë, një mik i madh i Kosovës. Ishte kënaqësi për të bashkëpunuar, faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

206655960 354516529423489 3431229977919317816 n

Më shumë

spot_img
spot_img