Kryeministri Edi Rama teksa vazhdon takimet elektorale është pritur në qytetin e Gjirokastrës me këngë.
Gjatë vizitës së tij antarët e një grupi polifonik të cilët ishin ulur në tryezë u çuan në këmbë dhe nisën t’I këndonin këngën.
“Mirësevjen Edi Rama burri që bën historinë” ishte vargu i parë i këngës
Rama nuk qëndroi gjatë për të dëgjuar këngën e plotë, por ka zgjedhur të largohet pasi i ka përshëndetur artistët.