Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Mirësevini në Brexit, zotëri! Policia hollandeze ‘tallet’ me shoferin britanik, i konfiskojnë sanduiçin: Hiqe mishin dhe më lini vetëm bukën! (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0b7a0a46a8bc920b7513b8e1c277687f

Oficerët e policisë hollandeze është filmuar duke qeshur me një shofer kamioni britanik ndërsa zyrtarët i konfiskuan sanduiçin që kishte marrë për të konsumuar në përputhje me rregullat e importit pas Brexit. 

‘Mirësevini në Brexit, zotëri’ dëgjohet një prej oficerëve me tallje në videon e incidentit, ndërsa shoferi kërkon që të konfiskojnë mishin dhe t’i lënë vetëm bukën.

Pamjet nga TV Hollandez treguan zyrtarët e kufirit duke konfiskuar sanduiçe dhe ushqime të tjera nga shoferët që hynin në Hollandë nga Britania e Madhe. 

BE nuk lejon që mishi, produktet e mishit, qumështi ose produktet e qumështit të sillen nga vendet jashtë unionit për ‘konsum personal’. 

Me Britaninë që u largua nga BE në 1 janar, rregullat tani zbatohen për njerëzit që kalojnë Kanalin.

Këto rregulla nuk zbatohen për produktet shtazore që transportohen midis vendeve anëtare të BE-së, ndërsa Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, San Marino ose Zvicra janë gjithashtu të përjashtuara.   

Më shumë

spot_img
spot_img