Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

‘Mirënjohje për heronjtë’, Rama: Vendet mike u solidarizuan me betejën në kërkim të jetës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fc59e200b6048347f3c9df9af5abf98e

Kryemininistri Edi Rama ka falenderuar vendet partnere mike për kontributin dhe solidaritetin në këtë situatë alarmante për vendin tonë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka falenderuar të gjithë protagonistët që kontribuan në shpëtimin e jetëve që gjenden nën gërmadhat e godinave dhe ndërtesave të shembura.

Postimi i plotë:

MIRËNJOHJE PËR HERONJTË e kësaj dite të paharrueshme dhimbjeje kombëtare, njerëzit e zakonshëm që shërbejnë nën uniformën e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Urgjencës Kombëtare Shëndetësore, të Zjarrfikëseve; Bluzat e Bardha, që aq rëndom i përgojojmë si s’ka më keq në ditët me diell dhe që prej orësh të gjata po shpëtojnë jetë e po kurojnë plagë të rënda;

Trupat Speciale të Kosovës, të cilat u bënë sot shembëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e në sakrificë të kombit tonë; forcat e njerëzore të solidaritet, ardhur me një frymë nga vendet mike, që vazhdojnë të zbarkojnë edhe tani në aeroportin e Rinasit, për të bashkuar fuqinë e eksperiencës e të solidaritetit të tyre, në një betejë këmbëngulëse e cfilitëse, në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës më të keqe që kemi kaluar si popull prej kushedi se sa vitesh…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img