Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Mirëmbajtja e rrugëve kombëtare nga veriu në jug, kërkohen 4.5 milionë euro shtesë për 2021-in

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mirëmbajtja e rrugëve në bazë performance sipas projektit, që ka disa vit që po zbatohet nën financimin e Bankës Botërore, kërkon shtesë të fondeve për vitin 2021.

Në raportin periodik të ecurisë së projektit, që publikon Banka, nënvizohet se nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë bërë disa amendime.

“Punët civile (OPRC) po përparojnë mirë dhe shumica e punëve rehabilituese për vitet e para janë kryer. ARRSH ka bërë ndryshime shtesë (me një vlerë të përafërt prej 4,5 milion EURO) për punët rehabilituese të parashikuara për vitin 2021. Konsulenti i Mbikëqyrjes po ndjek nga afër ekzekutimin e punëve të mirëmbajtjes periodike dhe rutinë, përgatitjen e vizatimeve të ndërtimeve të përfunduara nga punimet e rehabilitimit”, tregon raporti.

Dokumenti nënvizon se raportet e auditimit financiar që i janë bërë projektit janë të pranueshme. Pasqyrat financiare tij të audituar për vitin e përfunduar në 31 Dhjetor 2019, u vonuan për shkak të kufizimeve të pandemisë dhe u dorëzuan më 22 Shkurt 2021.

Një tjetër element që sjell në vëmendje dokumenti i BB është nënshkrimi i marrëveshjes së ndryshuar me autoritetet shqiptare. Pas kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, njësia menaxheriale e Bankës ka miratuar dhe nënshkruar në 14 Prill 2021 ndryshimin e Marrëveshjes së Huasë. Në të kërkohet veprim i menjëhershëm nga MIE dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për të miratuar Vendimin e Këshillit të Ministrave që i jep “ok” ndryshimeve të detajuara dhe lejon Financat që të nënshkruajnë këtë marrëveshje me ndryshime në mes të qershorit.

“Vonesat e mëtejshme do të ndikonin në aftësinë e ARRSH-së për të zbatuar punimet shtesë, ndryshojë kontratat e punëve civile dhe nënshkruaj kontrata të reja konsulentësh, që lidhen me Studimin e Fizibilitetit dhe Projektimet e Hollësishme për Rehabilitimin dhe Rindërtimin e Urave” thuhet në raportin e rishikimit.

Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve në bazë të performancës dhe rritjen e sigurisë nisi pas miratimit të një kredie nga BB në vitin 2015. Aktualisht janë disbursuar 65 për qind e fondeve të projektit. Vetëm BB ka financiar nga këto 80 milionë USD ndërkohë që pjesa tjetër është plotësuar.

Projekti 5 vjeçar parashikonte mirëmbajtje në 5 vite përmes katër kontratave të 1335 kilometrave rrugë në të gjithë vendin. Aktualisht janë në fuqi katër kontrata me tre kompani.

E para, është kontrata A që përfshin Rajonin Verior Shkodër-Kukës, me gjatësi në kilometra 336 dhe me vlerë 21.2 milionë euro që është marrë nën menaxhim nga (JV) BIOLIAP A.T.E.V.E. & GECI LTD.

E dyta, është zona B që përfshin Rajonin Veri /Qendër/Lindje – Tiranë – Dibër me gjatësi 286 kilometra dhe me vlerë 19.6 milionë euro, e fituar edhe kjo nga (JV) BIOLIAP A.T.E.V.E. & GECI LTD.

E treta, zona C, përfshin rajonin Qendër/Jugor Lindje Fier-Elbasan – Korçë me gjatësi 419 kilometra, me vlerë 11.6 milionë euro dhe e lidhur me kompaninë Raëafed Al-torok Contracting Establishment.

E katërta zona D, rajoni jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, me vlerë 13.7 milionë euro dhe operator fitues, Elicatechnical Commerce Societa & Salillari sh.p.k.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img