Hapësire reklamuese

Politikë

Mirela Kumbaro shkruan për ikjen e Fatmirit: Jetën e kishte pasion dhe gëzim!

Shkruar nga Newsbomb
Mirela Kumbaro shkruan për ikjen e Fatmirit: Jetën e kishte pasion dhe

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka reaguar për ndarjen nga jeta të familjarit dhe politikanit Fatmir Kumbaro. Ajo shkruan se ndarja nga jeta e një person të familjes është gjithmonë dhimbje e madhe, por kur vdes një personalitet që i ka dhënë shumë shoqërisë, është humbje për të gjithë.

"Ikja e njeriu te familjes eshte gjithmone dhimbje e madhe por kur iken nje burre si Fatmir Kumbaro qe i ka dhene shoqerise perkushtimin e profesionistit te angazhuar, politikanin opozitar, diplomatin e karrieres, dhe sidomos qe jeten e kishte pasion e gezim edhe ne momente te veshtira, kjo eshte humbje edhe me e thelle jo vetem per familjen, por edhe per shoqerine. I lehte te qofte dheu Fatmir Kumbaro", shkruan ministrja.

Fatmir Kumbaro ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 76 vjeçare.

Ai lindi në Tiranë më 5 dhjetor të vitit 1948. U diplomua si jurist dhe ka pasur një karrierë të suksesshme, ku ka mbajtur poste të rëndësishme. Ai ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, po ashtu ka punuar si gazetar te “Zëri i Popullit” dhe ka mbajtur postin e drejtorit të Radiotelevizionit në vitin 1991.

Fatmir Kumbaro ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa vite anëtar i kryesisë së saj. Ka qenë në vitet e para të pluralizmit edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe deputet i forcës politike në themelimin e së cilës kontribuoi.

 Lexo edhe: Ndahet nga jeta gazetari Fatmir Kumbaro, Blendi Klosi: Ishe një burrë i madh o dajë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese