Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mirela Kumbaro preket nga koronavirusi: Radha ime të provoj efektet negative të statusit “pozitiv”

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është prekur nga koronavirusin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Kumbaro me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Me radhë është kjo punë” ka shkruar ajo në postimin e saj. Ndër të tjera ajo shprehet se këto ditë do të qëndrojë në karantinë, por që do të vazhdojë punën përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

“Me radhe eshte kjo pune...

Radha ime sot te provoj efektet negative te statusit “pozitiv”?

Per aq kohe sa duhet nuk do te leviz dot per  te vijuar takimet e parashikuara ne Qarkun e Gjirokastres.

Por do te vijojme kontaktet si çdo dite permes telefonit dhe rrjeteve sociale,” shkruan Kumaro.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.