Hapësire reklamuese

Politikë

Mirela Kumbaro: Ligji për Zonat e Mbrojtura kaloi me konsultim të gjerë publik

Shkruar nga Newsbomb
Mirela Kumbaro: Ligji për Zonat e Mbrojtura kaloi me konsultim të

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro foli jashtë Kuvendit për miratimin sot në Parlament të ligjit për Zonat e Mbrojtura, një ligj i kundërshtuar nga opozita.

Në një prononcim për mediat Kumbaro tha se ligji për Zonat e Mbrojtura nuk dëmton mjedisin dhe se nuk shkel direktivat e parashikuara nga BE-ja. Ministrja theksoi se amendamente e ligjit u miratuan sot pas një konsultimi të gjerë publik me qytetarë të shoqërisë civile dhe organizata mjedisore.

Lexo edhe: Votohet për 7 minuta ligji për Zonat e Mbrojtura dhe marrëveshja me Italinë

Gjatë fjalë së saj Kumbaro tha se nuk do të preket sipërfaqja e territoreve të zonave të mbrojtura dhe se nuk do të ketë ndarje të territoreve të zonave të mbrojtura me bashkitë. Sipas ministres amendamentet që u miratuan sot hapin rrugë për rregulla më të qarta në zonat e mbrojtura.

Mirela Kumbaro: Ndërkohë në informacion e të gjithëve në transmetime direkte ka pasur shumë konsultime publike, kam pasur takime formale dhe informale me organizata mjedisore dhe qytetarë të shoqërisë civile..Dua të kujtoj këtu lumin Vjosa që falë një bashkëpunimi disa vjeçar u shpall me 480 km rrjedhimore lumi me tre degët e veta park kombëtar, i vetëm që ka ngelur i egër në Europë. ..Nuk do të preket sipërfaqja e territoreve të zonave të mbrojtura. Nuk do të ketë ndarje të territoreve të zonave të mbrojtura me bashkitë. Qeveria është marrë gjatë me atë draftligj e kam shprehur edhe informalisht me takimet me shoqërinë civile që janë disa linja të kuqe që nuk mund të preken. Të mos preken direktivat e BE-së. Dua të kujtoj që në 2021 Shqipëria kishte 17% të territorit zonë e mbrojtur. Nuk është kaq e lehtë që në një vend të vogël sa Shqipëria të kesh një 1/5 e territorit zona të Mbrojtura. Nuk do të preket sipërfaqja e territorit të zonave të Mbrojtura. Nuk do të ketë ndarje të territorit të zonave të mbrojtura me bashkitë do të vazhdojnë që të administrohen nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Duhet të ketë rregulla të qarta. Në këto territore jetojnë njerëz prej shekujsh.

Amendimet që u miratuan sot japin rrugë për rregulla shumë të qarta. Pjesa tjetër e rëndësishme, vetëm në zonat e parashikuar për brenda kritereve shumë strikte do të jenë të mundura të zhvillohen me 3 -4 filtra disa ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin. E rëndësishme është të ruajmë lidhjen e njeriut me territorin. Tu japim mundësinë shqiptarëve që të jetojnë aty. Atje ku kërkojmë të bëjmë truizmin natyror duhet ofruar edhe shërbime që janë miqësore me mjedisin. Dua të siguroj të gjithë se komunikimi me komunitetin me bashkitë, u japim një zgjidhje kompromisi. Nuk pikasim asgjë pasi asgjë nuk është parashkruar. Ne vendosim rregulla. Kriteret përcaktohen nga ekspertët e ministrisë. Me delgacionin e BE-së dhe me gjithë partnerët kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm është i vetëm komunikim i njëjtësuar.

Për rreth 7 minuta e 30 sekonda parlamenti miratoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe ligjin e marrëveshjes me Italinë për strehimin e emigrantëve afganë në Shëngjin.  Marrëveshja e emigrantëve më Italinë u miratua me 77 vota pro, mes tyre edhe 3  deputetët e PDIU. Të dy këto ligje që janë kundërshtuar nga opozita.

 Sipas opozitës ligji për zonat e mbrojtura e do ta kthejë Shqipërinë  në shesh ndërtimi për resorte e komplekse pallatesh për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe e gjitha kjo sipas opozitës do të jetë në dëm të florës, faunës dhe peizazhit natyror të vendit.

Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” që u votuan  sot në Kuvend  i japin të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën  20% të territorit të tyre. Mirëpo, ekspertët mjedisorë paralajmërojnë se projektligji zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese