
Mirel Mërtriri një nga biznesmenët e konsideruar si “truri” i inceneratorëve tha sot në emisionin “Çmim Peka Live” në Syri Tv se zyrtarët e akuzuar për inceneratorin e Elbasanit ndodhen në burg në mënyrë të padrejtë.
Teksa u pyet për dokumentin e nënshkruar që çoi në burg ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, Mirel Mërtiri tha se nuk ka informacion se pse Koka e ka firmosur atë dokument të jashtëligjshem.
Mërtiri vijoi duke thënë se dosaj e SPAK është e stisur për interesa politike.
LEXO EDHE: Nga pronësia e impianteve te akuzat për inceneratorët, të vërtetat e Mirel Mërtirit
Mirel Mërtiri: Nuk e di pse e ka firmosur Koka atë dokument. Koka dhe të gjithë ata njerëz që janë akuzuar për dosjen e inceneratorit të Elbasanit ndodhen në burg në mënyrë të padrejtë në burg. Më thoni një faturë të zoti Koka që të jetë paguar direkt nga shoqëria. E gjitha dosje e stisur nga SPAK. Prokurori e ka bërër për arsye që i ka shërbyer një perosni në politik ose në privat.
Mirel Mertiri, biznesmeni i inceneratorëve është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme dhe për të është dërguar një njoftim i kuq në Interpol, bashkë me biznesmenin tjetër Klodian Zoto.
GJKKO la në fuqi disa dite me pare 14 nga 15 masat e dhëna në mungesë për të akuzuarit për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Vetëm për Jetmir Llapajn i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” është vendosur nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi masën “arrest në burg” për Lefter Kokën, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim; Alqi Bllakon,i akuzuar për “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; për Erjon Muratajn; Taulant Tushën, Namik Simixhiun, Bledar Karolin, të akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
LEXO EDHE: Mirel Mërtiri bën deklaratën e fortë: Klodian Braho i shërben dikujt në politikë
GJKKO vendosi gjithashtu masën “arrest në burg për Klodian Zoton, i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda në bashkëpunim, “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë ose të shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” dhe Mirel Mërtirim, mbi të cilin rëndojnë veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Kurse “Arrest në shtëpi” për Pëllumb Abeshin, Etleva Kondin, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Koplikun, Silena Tolën, për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
Sipas SPAK zyrtarët e lartë të Bashkisë dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, paracaktuan fituesit, që ishin dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ata dyshohet se u përfshinë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash në këtë koncension.