Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Mirel Josa ndryshoi ndeshjen, VLLAZNI heroike në Shkodër, rumunët s’e marrin dot “kalanë kuqeblu”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vllaznia barazoi 1-1 me Universitatea Craiova në “Loro Boriçi”. Në një stadium me mbi 10 mijë tifozë, shkodranët ditën të tregojnë cilësitë në turin e dytë të Conference League.

Ndeshja nisi mirë për miqtë, që fituan disi terren në fushë. Me kalimin e minutave kuqeblutë ia dolën të balanconin lojën, duke pasur disa raste por pa konkretizuar.

Do duhej minuta e fundit e pjesës së parë, kur arbitri irlandez Mclaughlin do jepte një penallti bujare për Craiova, me Ivan që do e ndalte në rrjetë, paçka se Zogovic kuptoi krahun.

Në pjesën e dytë trajneri Josa diti të lëvizë “gurët”, duke hedhur në fushë Markun dhe Hoxhaj. Do ishte kjo dyshe që në të 51 minutë do vendoste ekuilibrat, me Markun që bëri kamerierin për Hoxhaj.

Pjesa e mbetur e lojës kishte raste për të dyja skuadrat, me 90 minutat e para që u mbyllën 1-1. Tanimë fokusi i Vllaznisë do jetë një javë më vonë në Craiova, në transfertën rumune të kthimit. /Marrë nga Newsport.al

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img