
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama pas fjalëve të përdorura nga ai në drejtim të opozitës.
Në fjalën e saj deputetja demokrate u shpreh se opozita nuk bën thikë pas shpine, por sipass saj këtë gjë e bën Rama, për të cilin tha se “ del foto i buzëqeshur me Vuçiçin dhe lë pas hije Albin Kurtin”.
“Erdhët këtu dhe bëtë lajm. Me foltore dhe …. Habitu pak, për çfarë erdhe për të bërë këtë lajmin. Sa mirë që më ka bërë zoti grua. Nuk do ishte shumë e fisme t’i përgjigjesha këtij. Ti je aktori më i madh këtu.Nuk më pengon formimi të them që kush e ka aparatin tretës në tru mund të përdorë edhe gojën për jashtëqitje. Dhe ti e bën shpesh këtë.
Ti thua do ta votojnë ne si Çeço këtë rezolutë. Memoria e shkurtër ju funksionon. Ju e votuat si Çeço Srebrenicën pasi dikush iua nxori kartonin e kuq për Srebrenicës. Nuk bëjmë ne thikë pas shpine. Kush është thikë pas shpine më e madhe, kur ke këtë bilanc tregtar me Serbinë. Kush i bën thikat pas shpine kur ti del foto i buzëqeshur me Vuçiçin dhe lë pas hije Albin Kurtin? Ti i tregon forcën Kosovës, duke thënë se je lider i rajonit. Kur ti të mos zgjërdhihesh me Vuiçiçin dhe të mos i tregosh dhëmbët Kurtit” , u shpreh Duma.