Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

‘Mirditorët të vrasin natën e të qajnë ditën’, gazetarja Lala kërkon ndjesë për fjalët gjatë debatit me Lleshajn: U keqkuptova, isha e mbingarkuar…

spot_img

Lajme të ngjashëm

a4fdefe7b3024673cf09b1f6e06549cf

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Lleshaj, ishte dje i ftuar në “opinion”, ku në panelin e gazetarëve ishte e pranishme dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala.

Gjatë debatit të tyre kur gazetarja i kërkonte emrat e peshqëve të mëdhenj apo të ndonjë operacioni të suksesshëm, ministri Lleshaj nguroi të jepte emra dhe citoi një varg të Migjenit:

Lleshaj: Migjeni ka nja dy vargje të bukura, ku thotë “oj grua që u ndeshëm në ditën e fatkobit tonë…”

Lala: Do ta them edhe atë…mos të fillojmë me shprehje veriore tani, se ne nga Dibra themi “Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën”.

Kjo thënie e Lalës ka shkaktuar irritim të shumë veriorë mirditorë të cilët nuk i kanë mirëpritur këto fjalë. Lala e ka ndjerë të moralshme të kërkojë ndjesë publike përmes një shënimi në rrjete sociale.

Gazetarja thotë se ishte e mbingarkuar nga debati dhe madje është keqkuptuar me fjalët e Lleshajt, ndaj ka thënë atë shprehje.

Screenshot_1.jpg

Më shumë

spot_img