Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Miratohet projekti për Qendrën Historike të Vlorës, ja si do duket (Foto)

spot_img

Lajme të ngjashëm

25dd95b7dd4e04b39336f1ed01167f75

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së Vlorës që përfshin hartimin e projektit urban, restaurimin e monumenteve të kulturës dhe rikonstruksionin e ndërtesave të tjera.

Restaurimit do t’i nënshtrohen: Rruga “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga dhe xhamia e Tabakëve.

t63463456.jpg

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

wetrwerwerw34tyetyui.jpg

Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik.

tye456456456.jpg

Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Laberia” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit. Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.

rtyr57y456y456y.jpg

erte4564576y4ru.jpg

tyutyu567u56o.jpg

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img