Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Miratohet ‘paketa anti-shpifje’ për mediat online

Shkruar nga Newsbomb

Është miratuar sot në Këshillin e Ministrave drafti që synon të formalizojë dhe rregullojë mediat online, e njohur ndryshe edhe si “paketa anti-shpifje”.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila tha në një deklaratë për media se kjo paketë nuk e cënon fjalën e lirë. Opozita e ka quajtur këtë paketë si tentativë e qeverisë Rama për të instaluar censurën në mediat online.

Sipas kësaj pakete, portalet online duhet të regjistrohen si person juridik ose fizit të tatueshëm në regjistrin e ofruesve të publikimeve elektronike dhe ofron shërbime të publikimit elektronik.

Çdo portal është i detyruar që të sigurojë që publikimet të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive. Portalet duhet të marrin masa për mospërdorimin e publikimeve për qëllime kriminale. Gjithashtu, publikimet nuk duhet të cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut.

Në rast të shkeljes së ndonjë nga pikave që parashikon kjo paketë, pronarët e portaleve do të dënohen me gjobë deri në mbylljen e portalit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll