Hapësire reklamuese

Aktualitet

Miratohet paketa 1.4 milionë euro për kompesimin e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura, ja cilat kategori përfitojnë

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhja, njofton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar paketën 1.4 milion euro për kompesimin e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) për vitin 2020.

“Një shembull solidariteti nga DPSHTRR-MIE për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve ku një ent publik me vetëfinancim, nisur nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete”, shkruan Gonxhja, ndërsa rendit dhe kategoritë të ccilat përfitojnë kompensim të taksës.

Nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170,194,500 lekë (ose 1,4 milionë euro) përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë autobus (mbi 8+1):

-Transport qytetës,

-Transport rrethqytetës,

-Transport ndërqytetës,

-Shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),

-Ndërkombëtar të rregullt,

-Transport për personele,

-Transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!

Subjekteve përfituese, që kanë kryer pagesën e TVMP-së për vitin 2020, kompensimi do t’u bëhet sipas radhës së datës së pagesës së ardhshme, duke i zbritur detyrimin përkatës të paguar tashmë!

Nuk përfitojnë nga ky vendim të gjitha subjektet që rezultojnë debitore dhe nuk kanë kryer pagesën e TMVP-së për vitet paraardhëse. Përjashtimisht, këto subjekte përfitojnë vetëm nëse paguajnë detyrimet e prapambetura brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, pra 5 Gusht 2020!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu