Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Miratohet marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave me Kinën

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës, për heqjen e ndërsjellë të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe pasaportave të zakonshme.

Sipas këtij vendimi, në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave , vendosi “miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen e ndërsjellë të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet vendimit”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë