Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Miratohet marrëveshja e FSHEHTË mes qeverisë dhe Pfizer për vaksinën antiCovid-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

0070e81644f2cc0b1b357559f3905a39

Ditën e sotme është votuar dhe është miratuar me 94 vota pro, marrëveshja sekrete mes qeverisë sonë dhe kompanisë Pfizer, për vaksinat antiCovid-19 që do të vijnë në vendin tonë, ndërkohë që 5 ishin kundër dhe 3 abstenim.

Në fillim disa deputetë dhe krerë grupesh parlamentare ishin kundër kësaj marrëveshjeje jo-transparente.

Pasi Kreu i Kuvendit Ruçi prezantoi rendin e ditës deputeti Ralf Gjoni tha se gjithçka po mbahet e fshehtë dhe duhet transparencë, si me deputetët, me median dhe me qytetarët.

Nga ana tjetër, deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi Ramën se i ka sjellë vaksinat në mënyrë kontrabandë dhe ka frikë të vijë të përballet në Kuvend.

Edhe deputetja Rudina Hajdari ka refuzuar të votojë aktin normativ për miratimin e marrëveshjes së fshehtë të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.

Më shumë

spot_img