Hapësire reklamuese

Aktualitet

Miratohet kontrata koncesionare për aeroportin e Kukësit, Belinda Balluku jep DETAJE

Shkruar nga Newsbomb

Miratohet kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Lajmin e konfirmon ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Në një konferencë për shtyp, Balluku u shpreh se kontrata është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ndërsa tani kjo i hap rrugë ndërtimit të aeroportit.

"Është miratuar sot kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Kjo i hap rrugë ndërtimit të aeroportit. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite, kohëzgjatja e punimeve është 24 muaj. Do të punësohen fillimisht 220 persona. Pritet që të shkojë më tej në 12 mijë persona. Pozita e mirë gjeografike ka tërhequr vëmendjen e firmave. Synimi është që përmes çmimeve të ulëta ky aeroport të shërbejë për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Pritet që të ketë një ndikim ekonomik për zonën", tha Balluku.   

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.