Hapësire reklamuese

Aktualitet

Miratohet akti normativ, shtyhet skadenca e kartave ID deri në përfundim të gjendjes së pandemisë COVID-19

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme aktin normativ, me anë të së cilit shtyhen skadencat e kartave të identitetit deri në përfundimin e pandemisë COVID-19.

Më parë qeveria miratoi një vendim që bënte të vlefshme çdo pasaportë, deri në dhjetorin e këtij viti.

Por kartat e identittetit mund të kenë një afat skadence më të gjatë, pasi do të jenë të vlefshme deri kur të mabrojë gjendja e pandemisë COVID-19.

Kjo vlen për kartat e identitetit që vlefshmëria u mbaron brenda 2020.

A K T  N O R M A T I V PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Pas nenit 9/1, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 9/2

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll