Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Miratohen rregullat e reja për FLUTURIMET e deltaplaneve dhe paraglajdeve

Shkruar nga Newsbomb

Miratohen rregullat e reja për të gjitha fluturimet me deltaplan ose me paraglide, të cilat do të shërbejnë për një organizmin më të mirë të këtij aktiviteti.

Konkretisht me urdhërin e Ministrit së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Nr. 195, datë 03.05.2019, “Për miratimin e Rregullores mbi kushtet dhe mënyrat e përdorimit të Deltaplaneve dhe Paraglajdeve”, saktësohet më mirë kushtet si dhe shtohen terma e përkufizime të reja si më poshtë:

 -Për këtë, sanksionohet që krahas njoftimeve e miratimeve në AAC, koordinimit me OSHLA, në të shumtën e rasteve, do të njoftohen edhe organet vendore dhe pronari i tokës që do të përdoret si vend ulje apo ngritje.

 -Rregullat për përcaktimin e vendeve për ngritjen dhe uljen e deltaplanëve dhe paraglajdëve, registrimi i tyre, rregullat për përdorimin e këtyre vendeve si dhe të zonave të lejuara, të parashikuara në të detajohen duke i ardhur më në ndihmë përdoruesve dhe duke mos lënë vend për paqartësi.

 -Në këtë urdhër, janë përfshirë gjithashtu kushtet për prodhimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e deltaplanëve dhe paraglajdëve, të cilat nuk parashikohen në urdhrin e shfuqizuar.

 -Nenet për trajnimin, provimet, licencat dhe kategorizimet për pilotët e tyre si dhe kushtet që duhet të plotësohen nga personat juridikë lidhur me miratimin e organizatave trajnuese për kryerjen e trajnimit për pilotë që pajisen me licencë janë përmirësuar.

 Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën apel gjithë personave që operojnë në këtë fushë që të kontaktojnë me Autoritetin për çdo paqartësi në vijim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll