Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E premte, 7 Tetor, 2022

Miratimi i rezolutës për Shqipërinë, reagon Meta: Askush nuk do të amnistohet! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Komisioni i Jashtënm i Parlamentit Europian miratoi projekt rezolutën për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Sipas këtij Komisioni, lufta kudnër pastrimti të parave dhe dënimi për blerjen e votës janë kushtet për të çelur negociatat e Shqipërisë me Bashkimin e Europian.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i presidentit Meta, i cili falenderon dy grupet e mëdha politike për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa shprehet se “nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184”.

Ai thotë se askush nuk do të amnistohet, ndërsa shton se votën e lirë në 25 prill shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!

Askush nuk do të amnistohet!

Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img