Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kaloi marrëveshjen, Bardhi sulmon Kushtetuesen: Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat”

Shkruar nga Newsbomb
Kaloi marrëveshjen, Bardhi sulmon Kushtetuesen: Asnjë surprizë

Gjykata Kushtetuese ka miratuar ditën e sotme marrëveshjen për emigrantët me Italinë, duke mos pasur më asnjë pengesë për ndërtimin e dy qendrave në Lezhë. Sipas gjykatës kjo marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën e vendit edhe pse 30 deputetë të opozitës e konsideruar atë si antikushtetuese.

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese vjen reagimi i parë nga opozita.

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se me këtë vendim Kushtetuesja humbi mundësinë të bënte drejtësi për këtë çështje.

“Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Bardhi vazhdon duke thënë se marrëveshja për emigrantët cënon sigurinë e interesit publik dhe shkel të drejtat e njeriut.

Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njëriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare janë shprehur!”- shkruan Bardhi.

Lexo edhe: Kushtetuesja zbardh vendimin për emigrantët: Nuk cënohet integriteti territorial

Në vendimin e Gjykatës Kushteuese thuhet se Protokolli për Migracionin nuk cakton kufij territorialë dhe as nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ai nuk përbën marrëveshje që ka të bëjë me territorin në aspektin fizik.

Së dyti, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se në dy zonat, që vepron Protokolli për Migracionin, zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane.

Gjithashtu në vendim thuhet se Gjykata nuk vuri në dyshim ekzistencën e përgjegjësisë së shtetit shqiptar për çështjet që rregullon Protokolli për Migracionin, e cila buron jo vetëm nga normat kushtetuese, por edhe nga e drejta ndërkombëtare që rregullon përgjegjësinë e shteteve në kuadër të zbatimit ekstraterritorial të saj.

LEXO EDHE: Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen për emigrantët me Italinë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese