Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Rama: 100% në një mendje me BE-në

Shkruar nga Newsbomb
Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Rama: 100% në një mendje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së bërë nga delegacioni i BE-së në vendin tonë, lidhur me miratimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Në llogarinë e tij në platformën  “x”, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se ndryshimet e miratuara sot për ligjin për Zonat e Mbrojtura janë 100% në një mendje me Bashkimin Europian.

Krah reagimit të BE-së, kryeministri thekson se përgjatë këtyre 10 viteve të fundit vendo ynë ka bërë përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit.

“100% në një mendje me Bashkimin Europian! Me vizionin e Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se më herët delegacioni i BE-së në vendin tonë tha se do të ndjekin zbatimin e ligjit të ri sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë”, shkruan delegacioni i BE.

https://twitter.com/ediramaal/status/1760626608799412225?s=48&t=0bOqiSwhVUnwV6dbw2g7jA

Për rreth 7 minuta e 30 sekonda parlamenti miratoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe ligjin e marrëveshjes me Italinë për strehimin e emigrantëve afganë në Shëngjin. Të dy këto ligje që janë kundërshtuar nga opozita.

Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” i hapin rrugë ndërtimit në këto zona, pasi u jep të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën  20% të territorit të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese