Hapësire reklamuese

Politikë

Miratimi i buxhetit 2024, Braçe: Nuk e ngrita kartonin, sepse ma mori Salihu

Shkruar nga Newsbomb
Miratimi i buxhetit 2024, Braçe: Nuk e ngrita kartonin, sepse ma mori

Ashtu sikur se është bërë “zakon” javët e fundit, seanca plenare e ditës së sotme për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2024 u zhvillua mes tensioneve.

Deputetët e opozitës hodhën tymuese në sallën e Kuvendit, duke përsëritur kështu të njëjtat skenare të ndjekura dhe përgjatë seancave të kaluara. Për këtë arsye, siç pritej seanca zgjati më pak se 5 minuta dhe u miratua në parim me 73 vota pro, projektbuxheti për vitin 2024.

Deputeti i PS Erion Braçe i cili nuk ngriti kartonin për të votuar, në një reagim për Report Tv ka sqaruar se kartonin ia kishin marrë deputetët e Rithemelimit ndaj ka votuar duke ngritur dorën.

Lexo edhe: Kuvendi mbyllet me kaos, demokratët u vënë flakën karrigeve

"Ngrita dorën se kartonin ma kishte marrë Salihu, s'e gjeta! Kështuqë votova me dorën lart", tha Braçe.

Projektligjet që u miratuan në parim me 73 vota pro.(Fillimisht Nikolla tha se në sallë ishin prezentë 83 deputetë të mazhorancës, por me pas me anë të një reagimi Kuvendi specifikoi se në sallë ishin 73 deputetë.)

Lexo edhe: Kaosi në Kuvend, Spiropali: Flakadanët i tund Salianji, por flakën ua ndez Saliu

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e

Shqipërisë””, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për

procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”,

të ndryshuar”.

-Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për buxhetin e vitit 2024”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese