Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mira Rakacolli ‘thyen’ heshtjen, zbulon gjendjen shëndetësore të doktorit Pëllumb Pipero

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f65cc824bb15bf33644bf00182f7fc72

Zëvendës-Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme. 

Në një intervistë për “Ora News”, Rakacolli pranoi se doktori, Pëllumb Pipero, i cili u infektua me Covid-19 pasi mori dozën e parë të vaksinës është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq, ajo sqaroi se marrja e vaksinës nuk do të thotë imunitet ndaj virusit.

“Doktor Pëllumbi është infektuar, por është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Infektimi i tij pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës nuk është rasti i shkëputur nga historia e vaksinimit mbarëbotërore. Nuk është një proces i papritshëm ose i painterpretueshëm elektronikisht. Është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo që bën dozën e parë të vaksinës dhe që është një shembull konkret i asaj që themi vazhdimisht, pra që edhe pasi ke bërë dozën e parë të vaksinës, duhet të vazhdosh të ruhesh njësoj dhe ti marrësh njësoj masat e përkujdesjes si edhe më parë. Pas dozës së parë të vaksinës ka reaksione individuale ndaj vaksinës. Vetë vaksina fillon ti zhvillojë antitrupat më vonë,” përfundoi Rakacolli.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img