Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Mira Rakacolli: Të hënën vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Po bëjmë përpjekje për të siguruar më shumë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d1ff73f3e8acf1c2c749d54f7b06b469

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar ditën e sotme se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer.

Ajo tha në Report Tv se po bëhen tratativa për të siguruar më shumë vaksina, ndërsa shtoi se brenda 10 ditëve të para të marsit do të vijnë edhe 14.400 dozat e para të COVAX.

“Plani i vaksinimit ka vazhduar, pasi është me përparësi të dinamikave tona shëndetësore. Tashmë vaksinat kanë ardhur rregullta dhe të hënën presim 15 mijë doza vaksinash nga Pfizer. Kanë vijuar edhe tratativat që po bëjmë ne për të siguruar akoma më shumë vaksina. Sapo ti sigurojmë vaksinat do ti marrim. E sigurt që vijnë nga Pfizer. Nuk është një shifër optimale por tregon që me përpjekjet që po bëjmë do të kemi edhe doza të tjera të ardhura. Procesi i vaksinimit po vijon me përpikmëri, në muajin mars duam që të ketë përfunduar në të gjithë Shqipërinë për bluzat e bardha. Brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë 14.400 dozat e para të Covax”, tha Rakacolli.

Më shumë

spot_img
spot_img