Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Mira Kazhani për ‘Euronews Albania’: Pse jam kundër ‘anti-shpifjes’

spot_img

Lajme të ngjashëm

Editorja e tiranapost.al ka komentuar në ‘Euronews Albania’ sot paketën ‘Anti-Shpifje’.

Kazhani flet për gazetarë, ngatërrestarë dhe shpifës që janë kudo, por që kjo sipas saj nuk bëhet me ligj dhe jo tani kur vendi është në rindërtim.

‘Media nuk do vetërregullohet kurrë, por ka një shans që ligji të bëhet në një kohë të dytë, edhe pse më shumë sesa ligji, atë do e zgjidhë edukimi që tek fëmijët. Ne njerëzit publikë e kemi barrën e kurthit të shpifjes dhe para një opinioni ofendues dhe një media që s’flet, më mirë të më ofendojnë sesa të përfundojmë me qëndrime farmaceutike për njëri-tjetrin’.

Intervista:

Kolegët tuaj ishin në protestë, ju ishit?

Mira Kazhani: Po bëhesha gati për të ardhur këtu, kështu që atë që do thosha në protestë mund ta them edhe këtu në Euronews Albania.

Nuk shkuat se do të vinit këtu në Euronews Albania, apo se ishit kundër kësaj proteste?

Kazhani: Nuk ka njeri në demokraci dhe s`ka gazetarë që mund të jetë kundër protestave. Jam pak kundër përfshirjes në një protestë nga gazetarë që i çmoj shumë, kur pashë edhe  ndonjë ngatërrestar dhe jo gazetar, apo kur futet edhe politika pastaj them se e dëmton pak.

Kur vjen puna tek fjala shpifje them që politika mban rekordet më të madhe për të shpifur, për të bërë deklarata poshtëruese për kundërshtarët i kemi parë këto sidomos në 10-vjeçarin e fundit, por gjatë gjithë periudhës së pluralizmit.

Kryeministri theksoi se ligji nuk cenon asnjë fije nga e drejta për t’u shprehur, por nga ana tjetër kryeministri ka thënë se gazetarët shpifin. Kaq shumë shpifin gazetarët në Shqipëri sa duhet bërë një paketë anti-shpifje?

Kazhani: E para kryeministri është kryeministri i vendit, padyshim duhet të japë llogari për të gjitha politikat që ndërmerr ai dhe qeveria e tij, por edhe parlamenti që ka shumicën dërrmuese. Nuk besoj që i takon kryeministrit të flasë për të gjitha temat në vend. Padyshim që mund të ketë edhe ai gabimet e tij kur flet për të gjithë

Shpifin portalet?

Kazhani: Ka qëndrime kontradiktore për projektligjin në fjale që ka ndërmarrë qeveria Rama. Ka qëndrime kontradiktore edhe nga institucionet ndërkombëtare, sikundër ka edhe qëndrim në bllok nga gazetarët profesionistë, të cilët janë kundër këtij ligji.  Ka qenë një zgjuarsi e kryeministrit për ta emërtuar atë si antishpifje dhe duket sikur ne gazetarët jemi pro-shpifjes. Ne nuk jemi pro shpifjes.

Kur më pyete pse s’jam në protestë duhet të të thosha që unë vetë kam tre vite që protestoj në Tiranapost.al me punë dhe me vepra, duke mos bërë copy-paste, duke mos shpifur, po padyshim do kemi bërë diku ndonjë gabim. Ne zbardhim televizionet, një deklaratë që dikush mund të ketë shpifur, unë kam dhënë deklaratën e njeriut që ka shpifur, kështu që nuk e ndan shumë këtë historinë. Ky është një ligj për të kontrolluar fjalën.

Nuk e di nëse të ka ndodhur Bruna, por bëj pjesë tek gazetarët, njerëzit publikë  që kanë rënë më shumë sesa një herë në kurthin e shpifjes. Nuk është e këndshme, por është një barrë që do ta marrësh kur je njeri publik. Është një fenomen mbarëbotëror, ka një ligj që e ka miratuar është Gjermania në 2018-ën, por ajo ç’ka nuk shkon në këtë histori janë dy momente: e para ne jemi ende në fazën e rindërtimit, jemi ende në gjendje fatkeqësie, kur Durrësi po rindërtohet, Tirana po rindërtohet, Thumana gjithashtu nuk mund të merremi me rindërtimin e medias dhe aq më pak nuk mund ta bëjë këtë një institucion që votohet nga parlamenti, që kontrollohet nga qeveria që në rastin konkret është AMA. Unë mendoj që media do duhej të ishte vetërregulluar. Besoj që kjo s`ka për të ndodhur.

Duhet të ndërhyjë qeveria?

Kazhani: S`duhet të ndërhyjë qeveria, as ta imponojë. E thashë që Gjermania e ka miratuar ligjin në 2018-n, por vendet normale e bëjnë në situata të relaksuara. Nuk është momenti për ta bërë një ligj të tillë. Nuk ka pse të nxitohet. Duhet të mblidhen edhe gazetarët dhe të kenë zërin e tyre, nuk duhet të trembemi nga një ligj edhe pse nuk është ligji që do ta zgjidhi, sepse nuk është kaq e thjeshtë.

Gazetarët kanë kërkuar nëpër komisione dhe nuk është bërë, sot votohet në parlament?

Kazhani: Unë po të isha deputete do ta votoja kundër, si gazetare i bëj thirrje Parlamentit, politikës, që të reflektojë dhe të tërhiqet për momentin.

Pse nuk ishit sot në protestë, çfarë mendoni për ata gazetarë që kanë qenë sot në protestë?

Kazhani: Ta thashë. Aty kishte gazetarë, ngatërrestarë dhe shpifës, por që të gjithë kanë një kauzë që tek e fundit e kanë të justifikuar, gazetarë që i vlerësoj të cilët bëjnë punën e tyre, si Enton Abilekaj, Mimoza Koçiu, bëjnë shumë mirë se po thonë që nuk duhet të kontrollohemi, e drejta e fjalës nuk duhet të kontrollohet nga politika.

Mund të na e garantojë sot këtë zoti Rama, por më vonë?? Rama i cili ironikisht vjen nga fjala e lirë, nuk është për faj te tij, jo plotësisht pse ne kemi kaq shumë probleme mes njëri-tjetrit dhe me mënyrën sesi po bëhet media.

Padyshim që në portale ne lexojmë porkeri, mos të themi që portalet janë puna më e mirë e mundshme e gazetarisë, por më mirë një portal i keq sesa ta heqësh të drejtën e fjalës. Unë më mirë pranoj që dikush të më bëjë një opinion ofendues, sesa të përfundojmë me qëndrime farmaceutike për njëri-tjetrin. Përpara lirisë së fjalës, unë zgjedh që të marr riskun të dëmtohemi pak ne personat publikë, sesa ta kontrollojmë. Do të ishte e frikshme.

Ai ligji do të jetë aty përgjithmonë, dikush tjetër mund të vijë që të jetë autokrat, diktator. Kjo është pak a shumë një diktaturë dixhitale moderne e gjetur mirë, e paketuar mirë me emrin ‘anti-shpifje’ që josh.

Por në fund fare jam e bindur që bëhet me edukim tek fëmijët. Nipi im i thotë nënës ‘mos kalo me semafor të kuq’, nëna nuk është rritur me semafor se në atë kohë ka patur vetëm zetor, nuk kishin as kulturën e duhur dhe nuk e ka trashëguar këtë.

Në momentin që do t’i trashëgojmë, në momentin që do t’i edukojmë dhe sistemi, lexuesi do të zgjedhë mos e lexojë anonimin, shpifësin, është shumë e thjesht të kuptosh sot se kush shpif dhe kush po thotë të vërtetën, njerëzit nuk janë budallenj.

Megjithëse shumica prej nesh nuk i ngjajmë njeriut që jemi në Google, po të lexosh titujt në Google kushedi sa herë kam shpërthyer dhe sa herë kam bërë gjëra që kur i lexoj nuk njoh veten. S’ke ç’i bën!

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img